Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Sporting “viktima” e radhës për Bayern Munich, Lennart Karl shkruan historinë në Champions League (video)
Bayern Munich ka fituar 3-1 ndaj Sporting Lisbon për javën e gjashtë të Champions League, në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”. Bavarezët e nisën vrullshëm takimin duke gjetur golin që në minutën e 6-të me Lennart Karl, por festa e tyre shkoi kot. Goli u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, spektakli ishte lënë i gjithi për pjesën e dytë. Fillimisht portugezët gjetën avantazhin në minutën e 54-të, ku pas një aksioni të shpejtë, pasimi i Joao Simoes devijohet nga Joshua Kimmich në portën e tij. Në minutën e 65-të, Bayern barazon shifrat. Michael Olise kroson nga këndi, Serge Gnabry i lënë komplet i lirë nga futbollistët e Sportingut, e ka shumë të lehtë të...