“Rama kërkoi ballafaqim me GJKKO”/ Avokati: Jemi ankuar për sistemin represiv gjyqësor

“Rama kërkoi ballafaqim me GJKKO”/ Avokati: Jemi ankuar për sistemin represiv gjyqësor

Avokati Gentian Rumano thotë se padia e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, është një ballafaqim gjyqësor me GJKKO. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rumano u shpreh se prej disa vitesh, avokatët janë ankuar për sistemin represiv gjyqësor. “Unë e kam parë si një veprim nga ana e kryeministrit, që ka kërkuar një ballafaqim gjyqësor me GJKKO. Mendoj se kryeministri ka bërë publike artë që ka dashur të paraqesë në gjykatë. Si ideatori dhe promotori i drejtësisë se re, domosdoshmërisht, jo vetëm për shkakun se do konsiderohej si ndërhyrje në pushtetin ekzekutin, por kam mendimin që kryeministri i vendit i ka dëgjuar ankesat që kemi pasur ndaj sistemit. Qasja jonë, kundër kësaj situate, kërkonim që zëri jonë të përplasej diku...