Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Avokati i Popullit, Kalaja e zhgënjyer me Berishën: Firmat s’janë vota, por mbështetje
Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, shprehu zhgënjimin e saj që Partia Demokratike nuk doli me një emër për Avokatin e Popullit. “Jam e zhgënjyer që Partia Demokratike nuk doli me një emër për Avokatin e Popullit, patjetër që po. Zotit Berisha i kam thënë që erdhëm deri në momentin që PD-ja ka dhënë firmat për kandidaturat, duke mos ngatërruar votimin me mbështetjen për t’u futur në garë, për 8 emra. Unë jam vetofruar në garë. Nga të tetë personat të dilte një emër, sepse kaq firma ka PD-ja. Na pëlqen apo jo. Mbase nuk do ishte Adriana Kalaja fituese, do ishte dikush tjetër. Unë e respektoj procesin. Grupi parlamentar i PD-së ka...