Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Brenda gjykatës tre nivele pagash”, Karamuço: Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, jo etik
Në emisionin “Real Story” në ABC News, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço lidhur me situatën e pagave në sistemin e drejtësisë, tha se një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka zbuluar mospërputhje në mënyrën se si janë trajtuar pagat e gjyqtarëve. Sipas tij, ndërsa pagat e administratës janë rritur, ato të strukturave pranë Presidencës, ku referohen edhe gjyqtarët, kanë mbetur të pandryshuara. Karamuço tha se gjyqtarët janë ndarë në dy kampe: një grup që e ndjek çështjen në rrugë ligjore dhe një tjetër që kërkon takim me kryeministrin, një veprim që ai e konsideroi joetik si nga Shoqata e Gjyqtarëve, ashtu edhe nga ana e ekzekutivit. Sipas ekspertit, ky është një problem i trashëguar nga reforma në drejtësi, e cila ka prodhuar tre nivele pagash brenda...