Berat Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta? Zbulohet skuadra që interesohet për mbrojtësin kuqezi

Berat Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta? Zbulohet skuadra që interesohet për mbrojtësin kuqezi

Pavarësisht se gjithmonë interesi për të nuk ka munguar, Berat Gjimshiti zgjodhi që të qëndrojë te Atalanta. Tani mund të ketë ardhur koha që mbrojtësi kuqezi të ndërrojë mjedis, teksa së fundmi ka të reja të rëndësishme. Për Gjimshtin së fundmi ka shfaqur interes Olympiacos. Gjigandi grek është gati të hyjë në bisedime me bergamaskët, për të arritur një marrëveshje që mund të kënaqë të dyja palët. Vendimtare do jetë vetë dëshira e 32-vjeçarit, i cili mund të marrë në konsideratë transferimin te Olympiacos. Gjimshiti ka kontratë me Atalantën deri verën e vitit të ardhshëm.