Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Mos e kërkoni”/ Detaje të reja për zhdukjen e Miklovan Dakajt në Spanjë, çfarë i tha korrieri i mafias familjes
Një nga njerëzit që rezulton se ka patur kontakte me Miklovan Dakajn, është Juxhin Drazhi, një personazh i njohur i botës së krimit dhe pjesë e grupit të Troplinëve sic njihet ndryshe grupi i Elvis Docit, ose Visit të Pojës. Emisioni “Në Shënjestër”, duke iu referuar hetimeve të nisura nga Spanja për zhdukjen e Miklovan Dakajt, publikoi të dhëna nga dosja hetimore ku thuhet se në muajin shtator familjarët e Miklovanit morën një lajm se një trup i pajetë, që dyshohet se mund të ishte i tij ndodhej në morgun e një spitali në Spanjë. Arsye për të cilën autoritetet spanjolle, morën edhe një kampion të ADN-së së vëllait të tij si dhe të vajzës 8-muajshe. Kjo me qëllim për të krahasuar ADN-në e trupit...