Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SHBA-ja trajnon ushtrinë shqiptare për përdorimin e teknologjisë kundër dronëve
Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur se ky program është pjesë e Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey). Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive. “Ne ofrojmë armë antidronë Mk4 dhe armë antidron taktike. Është një sistem jo shkatërrues kundër dronëve. Ky sistem për ushtrinë shqiptare do të thotë një qasje për t’iu kundërvënë sistemeve pa pilot, të cilat janë një kërcënim në rritje në të gjithë globin sot....