Kryeministri miliarder çek/ Betohet Andrej Babis, në pikëpyetje mbështetja për Ukrainën

Kryeministri miliarder çek/ Betohet Andrej Babis, në pikëpyetje mbështetja për Ukrainën

Andrej Babis, miliarderi që mbështet Donald Trump, bëri betimin si kryeministër i Çekisë të martën duke sinjalizuar një fund të mundshëm të ndihmës për Ukrainën dhe potencialisht marrëdhënie më të trazuara me Bashkimin Evropian. Lëvizja ANO e Babis, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të tetorit, u bashkua me dy parti euroskeptike për të formuar një qeveri koalicioni. Koalicioni tha se BE-ja nuk kishte të drejtë të impononte vendime që cënonin sovranitetin e shteteve anëtare. Ndërsa gjatë fushatës Babis është zotuar gjithashtu të kufizojë ndihmën për Ukrainën. “U premtoj të gjithë qytetarëve të Republikës Çeke se do të luftojnë për interesat e tyre brenda dhe jashtë vendit”, tha Babis në fjalën e tij. I lindur në Sllovaki, Babis është çeku i shtatë më i pasur sipas...