I arratisur nga burgu në Shqipëri, arrestohet bosi shqiptar në Itali, po udhëtonte me makinë 100 mijë euroshe

I arratisur nga burgu në Shqipëri, arrestohet bosi shqiptar në Itali, po udhëtonte me makinë 100 mijë euroshe

Një 40-vjeçar shqiptar, i arratisur nga një burg në Shqipëri, është arrestuar në Romë pas një ndjekjeje spektakolare në orët e para të mëngjesit të së premtes. I njohur për një seri krimesh dhe me një identitet të rremë të krijuar me metoda të sofistikuara, ai ishte integruar thellë në mjediset kriminale të kryeqytetit italian. Burri ishte arrestuar disa vite më parë në Itali dhe ishte dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe grabitje. Ai kishte përfituar nga një marrëveshje dypalëshe Itali-Shqipëri, duke kërkuar të vuante dënimin në një burg shqiptar me kusht të mos rikthehej në Itali deri në vitin 2035. Por sapo u dërgua drejt Shqipërisë, ai nuk u paraqit kurrë në institucionin e vuajtjes së dënimit, duke rezultuar zyrtarisht i...