Nga interpelanca me Ramën te zgjedhja e Avokatit të Popullit, zbardhet rendi i ditës për seancën maratonë të së enjtes

Nga interpelanca me Ramën te zgjedhja e Avokatit të Popullit, zbardhet rendi i ditës për seancën maratonë të së enjtes

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte për seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës të publikuar nga vetë Kuvendi, shihen disa pika kyçe, ku në sy bien interpelanca e kërkuar nga opozita me Kryeministrin Edi Rama dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. SEANCË PLENARE PUBLIKE E enjte, 11 dhjetor 2025, ora 10:00 RENDI I DITËS Në mbështetje të urdhrit nr. 39, datë 9.12.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon: Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.12.2025 dhe 4.12.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit) Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) Interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. (Neni...