Tony Blair përjashtohet nga bordi i mbikëqyrjes së Gazës në planin e Trumpit për armëpushim

Tony Blair përjashtohet nga bordi i mbikëqyrjes së Gazës në planin e Trumpit për armëpushim

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është përjashtuar nga bordi i mbikëqyrjes së Gaza-s në kuadër të planit për armëpushim të propozuar nga Presidenti amerikan, Donald Trump, raportojnë mediat britanike, përfshirë Financial Times. Ky bord ende nuk është krijuar formalisht,, por ishte menduar të luante një rol kyç në mbikëqyrjen dhe zbatimin e armëpushimit në zonën e Gazës. Sipas raportimeve, përjashtimi i Blair u bë pas kundërshtimeve të forta nga disa vende arabe dhe myslimane, të cilat shprehën shqetësime lidhur me përfshirjen e tij. Disa diplomatë ndërkombëtarë kanë theksuar se përvoja e tij në proceset e mëparshme ndërkombëtare mund të shihej si e njëanshme nga disa palë, duke rrezikuar legjitimitetin e bordit. Plani i Trump-it synon të vendosë një armëpushim të qëndrueshëm midis Izraelit dhe Hamas-it, me...