Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Zhegrova merr lajmin fantastik për ndeshjen e Champions League, Spalletti ndërron mendje
9 Dhjetor 2025 19:30 Telesport Mesa duket po vjen momenti i shumëpritur që Edon Zhegrova të luajë një ndeshje si titullar te Juventus. Kjo gjë do të ndodhë nesër mbrëma, në përballjen Juventus-Pafos, e vlefshme për javën e gjashtë në Champions League. Ka qenë vetë trajneri Luciano Spalletti që në një prononcim të shkurtër për mediet italiane ka konfirmuar që Edon Zhegrova do ta nisë nesër si titullar. “Po, Zhegrova do të luajë nesër nga minuta e parë ndaj Pafos”, ka thënë shkurtimisht Spalletti. Zhegrova deri më tani është aktivizuar si zëvendësues në tetë ndeshje në minuat e fundit, ku ka grumbulluar jo më shumë se 100 minuta, pra duke mos pasur mundësinë për të treguar vlerat dhe potencialin e tij.