Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sërish problematika në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, pëson shembje edhe segmenti që lidhet me Pogradecin
Pa u mbyllur ende problematika e shembjes masive të rrugës Qukës-Qafë Plloçë në dalje të tunelit, një tjetër segment i aksit nacional i inauguruar në muajin shtator, ka pësuar dëmtime të shumta. Një pjesë e trotuarit pranë fshatit Gështenjas në aksin Pogradec-Qafë Plloçë është shembur plotësisht. Bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore, ndërsa rrezikohet edhe karrexhata e rrugës. Ndonëse kalon mes zonave të banuara, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve. Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit përfunduan si investim në shtator të vitit 2018. Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy...