Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në
“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u shpreh i alarmuar dhe theksoi sovranitetin europian. Sfondi ka të bëjë me strategjinë e re kombëtare të SHBA-së për sigurinë, që në pjesën më të madhe konsiderohet si një fyerje e rëndë ndaj Europës. Qeveria e SHBA-së rregullisht në periudha të ndryshme publikon një plan, se si dëshiron ta konceptojë në të ardhmen politikën e vet të sigurisë. Versioni më i fundit kritikon institucionet europiane dhe mund të konsiderohet si udhërrëfyes lidhur me atë se çfarë mund të presë Europa në të ardhmen nga SHBA-ja. Strategjia e SHBA-së: Demokracia në Europë e rrezikuar Presidenti...