Po vëzhgonte ushtarët ukrainas teksa testonin një sistem të ri mbrojtës, humb jetën në një aksident pjesëtari i forcave të Mbretërisë së Bashkuar

Po vëzhgonte ushtarët ukrainas teksa testonin një sistem të ri mbrojtës, humb jetën në një aksident pjesëtari i forcave të Mbretërisë së Bashkuar

Një anëtar i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka vdekur në një aksident në Ukrainë të martën në mëngjes, njoftoi Ministria e Mbrojtjes (MoD). “Ai u plagos në një aksident tragjik ndërsa vëzhgonte forcat ukrainase duke testuar një  të re mbrojtëse, larg vijave të frontit”, tha ajo në një deklaratë. A statement from the Ministry of Defence. pic.twitter.com/ChouhKNZSl — Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) December 9, 2025 Sipas BBC-së, familja e individit është informuar, shtoi ajo. Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se ishte “i shkatërruar nga vdekja” dhe se lutjet e tij janë me “familjen, miqtë dhe kolegët e tyre gjatë kësaj kohe të veshtire për ta”. Top Channel