Nuk ndalet narko-euro, monedha europiane prek minimum të ri historik në 96.5 lekë

Nuk ndalet narko-euro, monedha europiane prek minimum të ri historik në 96.5 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 96.5 lekë, ndërsa e kishte mbyllur javën e kaluar në vlerën e 96.57 lekëve. Sipas aktorëve të tregut, trysnitë rënëse mbi kursin e Euros, që në fakt kanë qenë të pranishme gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit, në dhjetor kanë një tendencë të forcohen, për shkak të periudhës festive, që shoqërohet me rritje të flukseve valutore të lidhura me turizmin dhe emigrantët. Deri tani, ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë balancuar presionin e tregut mbi monedhën europiane dhe kanë bërë që kursi i këmbimit...