E sanksionuar nga SHBA për shkak të pronësisë ruse, Vuçiç: Tre mundësi për të shpëtuar Industrinë e Naftës së Serbisë

E sanksionuar nga SHBA për shkak të pronësisë ruse, Vuçiç: Tre mundësi për të shpëtuar Industrinë e Naftës së Serbisë

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha të martën se ka tri mundësi për zgjidhjen e çështjes së Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione të SHBA-së për shkak të pronësisë së saj ruse. Presidenti serb tha se mundësia e parë është që amerikanët t’i japin një licencë NIS-it ose t’i heqin sanksionet kundër kompanive ruse, “gjë që është e pamundur”. Ndërsa, sipas tij, mundësia e dytë është se “ka më shumë të ngjarë që rusët t’ia shesin aksionet e tyre një kompanie tjetër. Shpresoj se do ta bëjnë këtë. Dhe, e treta, dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, që ne do të duhet të veprojmë si shtet”. Presidenti serb tha se çështja e NIS-it duhet të zgjidhet brenda një afati prej...