Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj deklaratave të Kryeministrit: Presion ndaj drejtësisë dhe cenim i ndarjes së pushteteve
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar publikisht në lidhje me deklaratat e fundit të Kryeministrit, të cilat lidhen me një çështje gjyqësore ndaj Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, çështje që aktualisht po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe gjykatat e posaçme.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Në deklaratën e saj, Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën për atë që e cilëson si një qasje presioni ndaj pushtetit gjyqësor, duke theksuar se mesazhet publike të kreut të qeverisë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj drejtësisë dhe të minojnë pavarësinë e saj. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Sipas Shoqatës, ndarja dhe balancimi i pushteteve është një parim themelor i demokracisë, dhe pavarësia e gjyqësorit përbën...