Dy të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën e vjetër Fier–Ballsh

Dy të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën e vjetër Fier–Ballsh

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier–Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, dy udhëtarë kanë mbetur të lënduar. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. gijotina.com/