Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kërnaja theu “tersin” te Partizani, tashmë synon rekorde për veten
Oltijon Kërnaja është i njohur si trajneri i deklaratave të bujshme te Partizani. Trajneri tropojan është treguar i vendosur që në fillim, duke treguar synimet për më tepër. Pas barazimit me Elbasanin në transfertë, Kërnaja i befasoi të gjithë duke treguar hapur objektivin: “Nuk na mjafton vetëm të mos mundemi për ‘Final 4’. Por duke mos humbur, bëjmë hapin cilësor për të shkuar te fitorja. Kemi tri ndeshjet e radhës në Tiranë me Bylisin, Tiranën dhe Flamurtarin dhe me 9 pikë mund të kapim ‘Final 4′”, u shpreh Kërnaja. Ky i fundit dukshëm rrezikoi duke folur me besim për Partizanin, që ndërkohë i mungonin dy fitore radhazi në kampionat prej nëntorit të kaluar. Fakt është se Partizani fitoi sfidën me Bylisin dhe më pas ndaj...