Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Jennifer Lopez në hall! Burri i saj i parë e sulmon, e akuzon për pabesi me Diddy-n
Deklaratat e fundit të Jennifer Lopez, e cila tha se “nuk ka qenë kurrë vërtet e dashur” pavarësisht katër martesave, kanë hapur një front të ri përballjeje me ish-burrin e saj të parë, Ojani Noah. 51-vjeçari ka reaguar me një postim të gjatë në Instagram, duke ringjallur çështjen e bujshme të të ashtuquajturës “kasetë seksuale” dhe duke e akuzuar këngëtaren për padi të rreme, shpifje dhe përpjekje për t’i shkatërruar karrierën. Pse shpërtheu konflikti sërish? Shkak u bë një intervistë e Lopez me Howard Stern, ku ajo u shpreh se në thelb “nuk ka qenë kurrë e dashur” në marrëdhëniet e saj. Noah, me të cilin Lopez ishte martuar në vitet 1997–1998, reagoi fillimisht duke thënë se “ajo ishte ajo që nuk përmbahej”. Më pas...