Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Qytetarët nuk janë prioritet i Ramës”/ Tedi Blushi ndan shqetësimin për rritjen e çmimeve
Sekretari i Përgjithshë i Partisë së Lirisë, Ted Blushi nëpërmjet një reagimi në Facebook ka ndarë një shqetësim lidhur rritjen e çmimeve. Blushi thekson se ulja e TVSH për produktet bazë të shportës ushqimore, nga 20% në 5%, është një masë emergjente dhe jetike për mijëra familje në nevojë. Tedi Blushi është shprehur kritik ndaj qeverisë, duke thënë se qytetarët nuk janë prioritet i kryeministrit Rama. REAGIMI I PLOTË: Ulja e TVSH-së për produktet bazë të shportës ushqimore, nga 20% në 5%, është një masë emergjente dhe jetike për mijëra familje në nevojë. Ky është thelbi i projektligjit të Partisë së Lirisë, që prezantuam sot në Komisionin e Ligjeve, së bashku me kolegen Erisa Xhixho. Miratimi i këtij projektligji do të ulte ndjeshëm çmimet, të...