Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Carlo Ancelotti është i sigurt, zbulon ekipin që do të fitojë Premier League këtë sezon
9 Dhjetor 2025 18:01 Telesport Në një intervistë të dhënë së fundmi, Carlo Ancelotti ka zbuluar se është një ndjekës i madh i Premier League dhe është i bindur që Arsenal do të fitojë titullin këtë sezon. “Cili ekip do ta fitojë Premier League? Arsenal. Unë jam një tifoz i Premier League dhe mendoj se “Topçinjtë” e kanë filluar sezonin shumë mirë. Arsenal ka një ekip të fortë dhe i qëndrueshëm”, tha Ancelotti. Trajneri italian gjithashtu nuk e fsheh simpatinë e tij për klubet që kanë në gjirin e tyre lojtarë brazilianë. “Sigurisht, unë mbështes Arsenalin sepse Gabriel luan atje. Por unë gjithashtu mbështes Tottenhamin për shkak të Richarlison. Unë jam përkrah lojtarëve brazilianë”, shtoi Ancelotti.