“Open Stage”, dita e dytë! Drejtori i ri i Skautizmit, Osmani: Të kënaqur me prurjet dhe pjesëmarrjen, 150 futbollistë të testuar

“Open Stage”, dita e dytë! Drejtori i ri i Skautizmit, Osmani: Të kënaqur me prurjet dhe pjesëmarrjen, 150 futbollistë të testuar

Federata e Futbollit vijoi sot me ditën e dytë të seleksionimeve Open Stage të futbollistëve të rinj shqiptarë, të cilët jetojnë dhe luajnë në Europë dhe botë. Pjesëmarrës në këtë seleksionim ishin rreth 150 djem të vitlindjes 2009. Futbollistët e rinj u zhvilluan u angazhuan në teste fizike dhe në 7 ndeshje miqësore, nga të cilat u përzgjodhën disa lojtarë për ndeshjen finale. Djemtë u ndoqën nga afër nga të gjithë trajnerët e moshave të ekipeve Kombëtare së bashku me stafet e tyre përkatëse si edhe stafi i Drejtorisë Teknike. Drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, në një prononcim për fshf.org tregoi më tepër mbi ecurinë e Open Stage dhe pritshmëritë mbi prurjet e këtij viti. Si po ecin seleksionimet? –...