Zbuloni llojet e ilaçeve që nuk duhet t’i pini kurrë me kafe

Zbuloni llojet e ilaçeve që nuk duhet t’i pini kurrë me kafe

Për shumë njerëz, filxhani i parë i kafesë në mëngjes është një ritual i pazëvendësueshëm që ofron rehati dhe energji. Edhe pse duket i padëmshëm, kafeja juaj e preferuar mund të ndikojë në efektin e disa ilaçeve, duke ulur efektivitetin e tyre ose duke rritur rrezikun e efekteve anësore. Nga pilulat kundër ftohjes te antidepresivët, efekti i kafeinës në trup është shumë më i madh sesa thjesht zgjimi nga gjumi, shkruan Independent. Ilaçe për ftohjet, gripin dhe astmën Kafeina është një stimulues që përshpejton sistemin nervor qendror. Pseudoefedrina, një dekongjestant që gjendet shpesh në ilaçet për ftohjen dhe gripin, ka një efekt të ngjashëm. Kur merren së bashku, efektet e tyre mund të rriten, duke çuar në nervozizëm, shqetësim, dhimbje koke, rrahje të shpejta të...