Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Plani i paqes nga Ukraina dhe Europa është gati”, Zelensky: Do ia prezantojmë SHBA-ve shumë shpejt
Volodymyr Zelensky tha se Ukraina dhe Evropa janë të gatshme t’i paraqesin SHBA-së një plan paqeje, duke theksuar se Kievi është “i përkushtuar ndaj paqes së vërtetë dhe të qëndrueshme”. Siç theksoi ai në postimin e tij, “ne kemi diskutuar tashmë me ekipin negociator rezultatet e punës së djeshme në Londër, e cila u zhvillua në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare të partnerëve tanë evropianë. Kjo u ra dakord dje në nivelin e udhëheqësve”. “Ne po punojmë shumë për t’i bërë hapat drejt paqes sa më të realizueshëm të jetë e mundur. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, presim të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zelensky. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se përparimi i procesit varet...