Anulohet konferenca për shtyp e fitueses së Nobelit për Paqe, fati dhe vendndodhja e lideres së opozitës në Venezuelë mbeten të paqarta

Anulohet konferenca për shtyp e fitueses së Nobelit për Paqe, fati dhe vendndodhja e lideres së opozitës në Venezuelë mbeten të paqarta

Konferenca për shtyp në Oslo me fituesen e çmimit Nobel për Paqe, María Corina Machado – lidere e opozitës venezueliane që prej muajsh ndodhet në arrati – është anuluar, ka njoftuar Instituti Nobel, i cili pranoi se “është në errësirë” për vendndodhjen e saj. Machado nuk është shfaqur publikisht që nga 9 janari, kur mori pjesë në një protestë në Caracas kundër inaugurimit të mandatit të tretë të presidentit Nicolás Maduro. Konferenca e së martës pritej të ishte paraqitja e saj e parë pas 11 muajsh, por fillimisht u shty dhe më pas u anulua disa orë para nisjes. Zëdhënësi i Institutit Nobel tha për mediat: “Konferenca për shtyp është anuluar për sot dhe nuk kemi informacion se kur apo si do të vijë ajo.”...