Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Shqipëria Bëhet’ protestë para Kryeministrisë, i bashkohen edhe qytetarët
Rreth 30 qytetarë i janë bashkuar Kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër pushtetit që sipas tyre ka kapur gjithçka. Ndërsa një natë më parë vetëm Lapaj qëndroi gjithë natën, sot do të qëndrojnë të gjithë si grup. Ata thonë se nuk kanë dalë në emër të partisë për të protestuar por si aktivistë edhe qytetarë të thjeshtë. Qytetarët thonë se presin edhe të tjerë që t’i bashkohen kësaj proteste.