“Të enjten nis lëkundja e qeverisë”, Qori thërret protestën vendimtare: Kuvendi të heqë mandatin e Ramës dhe Ballukut

“Të enjten nis lëkundja e qeverisë”, Qori thërret protestën vendimtare: Kuvendi të heqë mandatin e Ramës dhe Ballukut

Një tjetër protestë është thirrur në Tiranë nga opozita, kësaj radhe nga partia Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin dhe do të zhvillohet përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë këtë të enjte. I ftuar në një studio televizive, kryetari i Lëvizjes Bashkë theksoi se kjo protestë ka për qëllim rikthimin e Kuvendit në nivelin e duhur, atë të shërbimit të qytetarëve si dhe për të kërkuar shkarkimin e kryeministrit Edi Rama dhe të zv.ministres së pezulluar, Belinda Balluku. Duke marrë parasysh numrin e pakët të qytetarëve që së fundmi kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga partitë opozitare, Qori tha se asgjë nuk është e parealizueshme dhe se bashkimi i mijëra qytetarëve të enjten përpara Kuvendit, do të detyronte një pjesë të madhe...