Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë

Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë

Protestat e fermerëve grekë vijojnë ende duke u bërë shkak i bllokimit të aksit rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzim Kallpaq.Policia Kufitare ndërkaq ka njoftuar se kjo bllokadë do të zgjasë rreth tre orë, nga ora 19:00 deri në 22:00 në orën greke. Njoftimi i policisë: Kakavijë Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me...