Aksidenti i rëndë i Miss Xhamajka, u rrëzua gjatë provave dhe pësoi…

Aksidenti i rëndë i Miss Xhamajka, u rrëzua gjatë provave dhe pësoi…

Pak para finales së Miss Universe 2025, konkursi u trondit nga një ngjarje dramatike. Miss Xhamajka, Dr. Gabrielle Henry, pësoi një aksident të rëndë gjatë provave paraprake më 19 nëntor në Tajlandë, duke rënë nga skena dhe duke u lënduar seriozisht. Sipas njoftimit zyrtar nga kompania organizuese, konkurrentja ka pësuar hemorragji intrakraniale, ndër lëndime të tjera, dhe ndodhet në gjendje kritike. Momenti i aksidentit u filmua nga kamerat dhe brenda pak minutash Dr. Henry u transportua me urgjencë në një spital në Bangkok, ku u vendos në njësinë e kujdesit intensiv. Ajo vazhdon të monitorohet 24 orë nga ekipi mjekësor, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të mbulojnë plotësisht të gjitha shpenzimet e trajtimit dhe shtrimit të saj. Ngjarja ka hedhur një hije të rëndë...