Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Afati për aplikim u mbyll këtë të Martë/ Fiona Papajorgji kandidatja e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se gjyqtarja Fiona Papajorgji është kandidatura e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese. Afati i dorëzimit të kandidaturave për këtë detyrë u mbyll këtë të martë, ndërsa Papajorgji synon një mandat trevjeçar në krye të GJK-së. Pas prezantimit të platformës së saj, do të nisë procesi i votimit, ku fitues shpallet gjyqtari që siguron kuorumin e nevojshëm prej pesë votash nga tetë gjyqtarët që përbëjnë trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, e cila kishte shërbyer njëkohësisht si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.