Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Aksident në Fier-Ballsh, disa të plagosur transportohen drejt spitalit
Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë dy udhëtarë janë lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.