Trump: Rusia në një pozicion më të fortë në luftën e Ukrainës

Trump: Rusia në një pozicion më të fortë në luftën e Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Rusia ka tashmë avantazhin ushtarak në luftën kundër Ukrainës dhe akuzoi liderët evropianë se “flasin shumë pa prodhuar rezultate konkrete”. I pyetur nëse Ukraina e ka humbur tashmë luftën, Trump u referua sipërfaqeve të mëdha të territorit që forcat ruse kanë pushtuar. “Rusia është në epërsi. Dhe gjithmonë ka qenë. Është shumë më e madhe dhe më e fuqishme. Kam respekt të madh për popullin dhe ushtrinë ukrainase për guximin e tyre, por në një moment madhësia fiton dhe këtu flasim për një madhësi të jashtëzakonshme,” tha Trump. Ai nënkuptoi se për shkak të përmasave të ushtrisë ruse, fitorja e Moskës në konflikt është pothuajse e pashmangshme. “Ukraina ka humbur territor shumë kohë përpara se unë të vija këtu....