Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Policia Kufitare Greke ka njoftuar se aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet, për shkak të protestës së fermerëve në Greqi. Funksionimi i këtij aksi rrugor do të kufizohet në fashën orare 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke). Policia Kufitare Greke informon se për të qarkulluar do të lejohen vetën automjetet e emergjencave. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon...