Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kuvendi hap procedurën për zëvendësimin e Elsa Toskës në GJK! Mazhorancës i duhen 84 vota
Dorëheqja e Elsa Toskës nga detyra si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, i hapi rrugën Kuvendit të Shqipërisë të nisë zyrtarisht procedurat për plotësimin e vendit vakant. Toska ishte larguar nga posti vitin e kaluar. Sipas procedurave kushtetuese, kandidatët që shprehin interes do të shqyrtohen fillimisht nga Komisioni i Ligjeve, ndërsa më pas vlerësohen dhe renditen përmes pikëzimit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Afati i aplikimeve është një muaj nga momenti i hapjes së garës. “Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtares Elsa Toska”, thuhet në njoftimin zyrtar. Përzgjedhja në Kuvend kërkon 84 vota. Në rast se asnjë kandidat nuk arrin këtë shumicë të cilësuar,...