Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
Motomjeti përplaset me kamionin në Bushat- Mjedë, përfundon në spital drejtuesi i motorit…
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Bushat-Mjedë”, motomjeti me drejtues shtetasin K. D. është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Sh. L. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. D., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet procedurale, në vendin e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim! Post navigation