Nuk ishte parë prej dy ditësh, gjendet i pajetë 65-vjeçari në banesën e tij në Durrës (Detajet e para)

Nuk ishte parë prej dy ditësh, gjendet i pajetë 65-vjeçari në banesën e tij në Durrës (Detajet e para)

durres DURRËS- Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në banesën e tij në lagjen nr. 12 të Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Mësohet se dera e banesës ka qenë e mbyllur dhe për këtë arsye është kërkuar ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve. Burime bëjnë me dije se kanë qenë komshinjtë ata që kanë kërkuar ndihmë, pasi nuk e kanë parë të dalë prej dy ditësh Praprakisht dyshohet se 65-vjeçari ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.  Njoftimi: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit...