Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘PS po zgjedh Avokatin e Pushtetit, jo të Popullit’, Topalli: Proces i paligjshëm, dhunim i institucionit
Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jozefina Topalli, reagoi ashpër ndaj vijimit të procesit për Avokatin e Popullit, pavarësisht tërheqjes firmëtarëve të deputetëve të PD, duke e cilësuar këtë sjellje si një tjetër akt arbitrar i pushtetit që përdor ligjin vetëm sa herë i shërben vetë atij. Sipas saj, procedura është shkelur me vetëdije, ndërsa institucioni i Avokatit të Popullit po kthehet në një instrument partie dhe jo në një mbrojtës të qytetarëve. “Në një moment kur Parlamenti duhej të provonte se procedurat dhe ligji kanë vlerë më të madhe se interesi i radhës i pushtetit, mazhoranca socialiste zgjodhi të bëjë të kundërtën”, shprehet ajo mes t1% tjerash në një postim në rrjetin social. Madje ish-kryeparlamentarja bën edhe ironi me mazhorancën, duke theksuar se “PS...