‘PD nuk ka firmosur asnjë kandidaturë për Avokatin e Popullit’, Strazimiri: PS po e kthen këtë proces në një farsë

‘PD nuk ka firmosur asnjë kandidaturë për Avokatin e Popullit’, Strazimiri: PS po e kthen këtë proces në një farsë

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, akuzoi Partinë Socialiste se po e kthen në farsë procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke përdorur padrejtësisht firma të deputetëve demokratë si propozime kandidatësh. Ai deklaroi se asnjë deputet i PD-së nuk ka firmosur për ndonjë kandidaturë dhe se partia ka njoftuar zyrtarisht Kuvendin më 2 dhjetor që çdo firmë e paraqitur në emër të tyre është e pavlefshme. Sipas tij, pretendimi i PS-së se ky njoftim ka ardhur jashtë afatit është i pavërtetë dhe në kundërshtim me ligjin. Strazimiri shtoi se kandidatët që paraqesin firma të PD-së nuk plotësojnë kriterin ligjor të 28 firmave, ndërsa kritikoi Komisionin e Ligjeve për veprime “të paligjshme” dhe në kundërshtim me praktikën parlamentare. Deklarata e deputetit të PD, Gent Strazimiri: Partia...