Fermerët grekë nuk e ndalin protestën, bllokime sërish në kufi

Fermerët grekë nuk e ndalin protestën, bllokime sërish në kufi

protestat e fermereve ne greqi KAKAVIJË- Protestat e fermerëve grekë po vijojnë tashmë prej disa ditësh, duke çuar në bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë. Bllokada do të nisë prej orës 19:00 deri në orën 22:00, teksa bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emergjencave shëndetësore.  Njoftimi: Kakavijë/Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe...