Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Dorëheqja e Elsa Toskës, Kuvendi hap procedurën për vendin vakant në Kushtetuese! Përzgjedhja kërkon 84 vota
gjykata kushtetuese TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht nisjen e procedurës për zëvendësimin e saj pas dorëheqjes së Elsa Toskës nga posti i anëtares së Gjykatës Kushtetuese, shtatorin e vitit 2024. “Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtares Elsa Toska,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kuvendit. Mësohet se aplikimet e kandidatëve do t'i nënshtrohen shqyrtimit nga Komisioni i Ligjeve ditën e nesërme, ndërsa bëhet me dije se të interesuarit kanë afat njëmujor për të dorëzuar dokumentacionin. Hapi i radhës i takon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për të vlerësuar dhe renditur me pikë kandidatët. Më pas, Kuvendi duhet të miratojë kandidaturën me shumicë të cilësuar prej...