Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Debat për projektbuxhetin 2026/ Opozita propozon 60 ndryshime, nga paga e 13-të te rritja e buxhetit të shëndetësisë
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat deputetët e opozitës po prezantojnë 60 amendime lidhur me projektbuxhetin e vitit 2026. Deputeti i PD Shkodër Kliti Hoti: Buxhet shtesë për spitalin e Shkodrës +5 mln euro ti shtohet buxhetit të ministrisë Ina Zhupa: Amendimi i parë , shtesë 2.5 mld lekë për pagën e 13 të mësuesve parauniversitar, që të rrisim motivimin për mësuesit. Amendimi i dytë , shtesë 384 mln lekë për të shtuar oficerët e policisë në shkolla. Kemi 1400 shkolla, dhe ka vetëm 220 oficerë, parashikohet të shkojë në 400 në buxhet, por propozojë që të shkojë në 800, për shkak edhe të ngjarjeve të rënda kriminale në shkolla. Të krijojmë një mjedis të mbikëqyrës dhe më të mbrojtur. Amendimi i tretë, 2...