Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Inflacioni në rritje gjatë muajit nëntor, shkak qiratë dhe ushqimet
Shtrenjtimi i qirave dhe produkteve ushqimore patën ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit në muajin e kaluar. Sipas raportit të Institutit të Statistikave inflacioni në nëntor ishte 2.1%, ndërsa vjet në të njëjtin muaj ishte 2%. “Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,51 pikë përqindje”, thotë INSTAT. Krahasuar me vjet të gjitha kategoritë e mallrave kanë pësuar shtrenjtim por kryesojnë çmimet e qirave që u rritën me 4%. Një nga faktorët kryesor për shtrenjtimin e qirave sipas ekspertëve është turizmi, i cili ka rritur kërkesën për prona me qira. “Krahasuar me muajin Nëntor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në...