“Afera 50 milionë € trondit qeverinë”,Xhixho akuzon Ramën për presion ndaj drejtësisë:Po pengon zbardhjen e së vërtetës

“Afera 50 milionë € trondit qeverinë”,Xhixho akuzon Ramën për presion ndaj drejtësisë:Po pengon zbardhjen e së vërtetës

Tensionet mes qeverisë dhe pushtetit gjyqësor kanë arritur një pikë kulmore pas pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për një aferë korruptive që kap shifrën e 50 milionë eurove. Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar daljet publike, duke sulmuar vendimin e drejtësisë, një veprim që Shoqata e Gjyqtarëve e ka cilësuar si “presion të hapur”. Në qendër të përplasjes qëndron vendimi për pezullimin e ministres Balluku, një masë e ndërmarrë nga prokuroria dhe e konfirmuar nga gjykata pas ngritjes së akuzave formale. E ftuar në një studio televizive Erisa Xhixho, deputete e Partisë për Liri (PL), theksoi se tensionet mes qeverisë dhe pushtetit gjyqësor kanë arritur kulmin pas pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është akuzuar...