Onkologjiku në kolaps: Terapitë vetëm me para paguaj, ose vdis

Onkologjiku në kolaps: Terapitë vetëm me para paguaj, ose vdis

Gazetari Osman Stafa ka publikuar denoncimin e një qytetareje që tregon gjendjen dramatike në shërbimin onkologjik të QSUT-së. Sipas denoncimit bashkëshorti i saj, i prekur nga kanceri i veshkave, detyrohet të paguajë 2500 euro çdo tre javë për imunoterapinë me pembrolizumab, sepse shteti nuk e rimburson këtë diagnozë. Ky ilaç rimbursohet vetëm për kancerin e gjirit dhe melanomën, ndërsa pacientët me diagnoza të tjera mbeten pa shpresë. “Ky nuk është sistem shëndetësor. Ky është një shtet që të thotë: paguaj, ose vdis,” – shprehet ajo. Axitinibi, një tjetër medikament i rimbursuar nga shteti, mungon prej javësh në farmacinë e QSUT-së. Pacientët detyrohen ta ndërpresin terapinë ose ta blejnë vetë në treg, me një kosto marramendëse: 3 milionë lekë të vjetra në muaj. Postimi i Osman Stafës:...