Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë
Policia Kufitare në Kakavijë, me anë të njoftimit zyrtar lidhur me qarkullimin në këtë pikë kufitare, bëhet me dije se nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke) do të vijojë bllokimi i qarkullimit. Në njoftim theksohet se bllokimi do të jetë në aksin rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Ky bllokim vjen për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët grekë. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.