Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Publikon fotot nga Jordania, Rama: Shqipëria udhëhoqi tryezën e liderëve fetare të Ballkanit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish fotografi nga Amani i Jordanisë, teksa ka zhvilluar një takim me mbretin e vendit pritës, Abdullah. Rama shprehet se është thellësisht mirënjohës ndaj Mbretit të Jordanisë, për pritjen që ai i ka bërë. Kryeministri shtoi se në kuadër të Procesit të Aqaba-s, Shqipëria udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve fetarë në Ballkan. “Aman, Jordani – Mirënjohje të thellë, Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkani”, shkruan Rama. Rama dhe më herët ka shpërndarë fotografi nga pritja zyrtare që i është bërë në Aman, duke thënë se e respekton Mbretin Abdullah dhe se ai është një mik...