8 dhjetori 1990/ “Studentët e përjashtuan”- Analisti: Berisha s’ka lidhje me atë lëvizje, e solli Ramiz Alia nga Italia për ta sfumuar!

8 dhjetori 1990/ “Studentët e përjashtuan”- Analisti: Berisha s’ka lidhje me atë lëvizje, e solli Ramiz Alia nga Italia për ta sfumuar!

I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Meçe tha se personat që flasin sot në emër të lëvizjes studentore nuk janë protagonistët e vërtetë të asaj ngjarjeje. Ai shtoi se Sali Berisha nuk ka pasur rol në organizimin e lëvizjes studentore. Sipas tij, Berisha ka qenë një figurë e dërguar nga Ramiz Alia për të zbutur protestat e studentëve. ‘Është ngjarja më e rëndësishme. Ata që folën për 8 dhjetorin nuk ishin protagonistë të 8 dhjetorit por të post 8 dhjetorit. 8 dhjetori sfumohet si ngjarje dhe mbivendosen mbi të disa ngjarje të tjera që i përkasin një tjetër faze. Ata persona që ishin pjesë e 8 dhjetorit duhet që të identifikohen. Ata janë sot në Shqipëri, kanë jetën e tyre. 8 dhjetori...