Akuzohen për tentativën e vrasjes së mafiozit grek, ja kush është ‘killeri’ nga Gjirokastra dhe grupi i tij (Emri)

Akuzohen për tentativën e vrasjes së mafiozit grek, ja kush është ‘killeri’ nga Gjirokastra dhe grupi i tij (Emri)

Policia greke ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp lidhur me një operacion të zhvilluar për arrestimin e 6 personave të akuzuar për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala, por detaje të reja janë zbuluar lidhur me arrestimet. Në prangat e policisë greke ka rënë 45-vjecari nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Dhimiter Meci, i njohur shkurt si Dhimo. Bëhet fjalë për një person të konsideruar në Greqi si vrasës me pagesë, i arrestuar disa herë për ngjarje të ndryshme dhe shpesh i liruar në rrethana të dyshimta. Meci është arrestuar pas një operacioni të së ashtuquajturës “FBI” greke, bashkë me 5 persona të tjerë, 3 shqiptarë e dy grekë, mes tyre një femër, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi...